Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e dorëzoi në Kuvendin e Kosovës projektligjin i cili, pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, do të krijojë bazën ligjore për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë ushtarake profesionale.
Lëvizja për Bashkim është e vetëdijshme që opsioni më i mirë do të ishte transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç është e vetëdijshme edhe që ky veprim përmes këtij procesi, për shkak të destruktivitetit të përfaqësuesve politikë të pakicës serbe, është pothuajse i pamundur për momentin.
“Prandaj, institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojnë që shteti i Kosovës në vazhdimësi të mbetet peng i tekeve të forcave politike të cilat dirigjohen nga Beogradi, e që në rastin konkret kanë dalë hapur kundër formimit të ushtrisë së Kosovës. Situata e tanishme jo vetëm që e vë Kosovën në një situatë të pabarabartë me shtetet e tjera, por njëkohësisht edhe i degradon përpjekjet e ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së për ta ngritur këtë mekanizëm në një ushtri, gjë për të cilën kanë punuar në vazhdimësi me përkushtim e sakrificë”, thuhet në komunikatën e LB-së.
Në rrethanat aktuale, të paqartësive dhe një destabilizimi të vazhdueshëm në rajonin tonë, është e domosdoshme që Kosova të ketë ushtrinë e vet. Kjo, sipas LB-së, bëhet edhe më e nevojshme duke pasur parasysh faktin që me statusin aktual FSK nuk mund të avancojë në bashkëpunimin institucional me NATO-n.
“Andaj, shfrytëzimi i të gjithë mekanizmave ligjor dhe veprimi me konsensus politik në këtë çështje është jo vetëm i domosdoshëm por edhe çështje urgjente”, potencon LB në këtë komunikacion.
Duke qenë kështu, Lëvizja për Bashkim përkrah nismën ligjore për ndërrimin e misionit të FSK-së dhe inkurajon të gjithë faktorët relevantë në këtë proces që ta bëjnë punën e tyre me përkushtim në mënyrë që ky proces të përfundojë me sukses.
-
Thaçi: Në muajin në vijim Kuvendi të miratojë tri ligjet për ushtrinë
-
Thaçi thotë se është pro transformimit të FSK-së, por në koordinim me miqtë ndërkombëtarë
-
Thaçi kundër procedimit në Kuvend të projektligjeve që FSK-në e bëjnë ushtri
-
Presidenca do ta riprocedojë në Kuvend Projektligjin për ushtrinë
-
Thaçi: Kthim prapa nuk ka, FSK bëhet ushtri