Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Leku qëndron i fortë ndaj valutave

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën Leku ka forcuar pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankë së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 108.37 lekë ose 0.57 lekë më pak se në fundjavë.

Euro zbriti në kuotën e 124.06 lekëve ose 0.17 lekë më pak se një ditë më parë.

Në pozita të trendit zbritës regjistrohen të hënën edhe monedha britanike, franga zvicerane dhe monedhat e tjera të huaja.

Kështu paundi britanik këmbehet me 136.43 lekë ose 0.37 lekë më pak, franga zvicerane këmbehet me 115.37 lekë ose 0.27 lekë më pak se një ditë më parë.

Për ekonomistët një monedhë e fortë, mund të shihet edhe si shenjë e një ekonomie të forcuar. Leku i fortë do të thotë përfitim për të gjithë kredimarrësit që e marrin pagesat në lekë dhe kanë kredi në euro. Ndërsa nuk favorizohen eksportuesit/ATSH.