Leku forcoi të enjten pozitat në tregun e këmbimit valutor vendas, ndaj euros dhe dollarit amerikan, ndërsa reflektoi luhatje në raport me monedhat e tjera të huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari u zhvlerësua me 0.19 lekë krahasuar me një ditë më parë dhe këmbehet me 109.99 lekë sot. Ndërsa monedha e përbashkët europiane këmbehet me 122.81 lekë ose 0.07 lekë më pak se ditën e mërkurë.
Ndryshe nga këto dy valuta, paundi britanik pas një rënie të ndjeshme ditën e mërkurë ka fituar pikë ndjeshëm këtë të enjte, duke u blerë me 142.17 lekë ose 1.33 lekë më shumë se një ditë më parë dhe franga zvicerane është forcuar gjithashtu me 0.03 lekë dhe këmbehet në kuotën e 115.44 lekëve.
Sipas BSH-së luhatjet deri tani janë brenda pritshmërive të Bankës Qendrore.