21:12 - Të paktën dhjetë euro duhet të rezervohen për taksën rrugore për udhëtim drejt Shqipërisë. Kjo është kosto cila duhet të paguhet për dy drejtimet nëse kalohet nëpër autostradën e ndërtuar në kohën kur Shqipëria udhëhiqej nga Sali Berisha.
Kjo shumë është konsideruar e lartë dhe një veprim i tillë është kundërshtuar në Kosovë. Në Rubikon të KTV-së, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se nuk është kundër veprimit, por kundër çmimit. Sipas tij, ideale kishte qenë shuma prej 2 eurosh.
“Maksimalja do të ishte 2 euro. Kjo do të kishte qenë e pranueshme dhe prapë do të kishte profit qeveria shqiptare”, ka thënë Lekaj. Ai bëri të ditur se edhe Kosovë do të ketë takse rrugore por jo me çmime të tilla.
Lekaj: Do të arrestohen anëtarët e Listës Serbe nëse formohet njëanshëm ASK-ja
20:56 - Në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ministri i qeverisë Haradinaj dhe nënkryetari AAK-së, Pal Lekaj, bëri të ditur se do të arrestohen anëtarët e Listës Serbe nëse themelojnë njëanshëm Asociacionin e komunave serbe.
Edhe
Rama kritikon Qeverinë për rastin në autostradë, Kërçeli: Fokusohu në problemet e Prishtinës
Këto deklarata vijnë pas situatës së krijuar gjatë ditës së djeshme kur Marko Gjuriq nuk respektoj vendimin e shtetit të Kosovës.
“Mund të arrestohen në atë moment që janë kundër ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Lekaj. Ai bëri të ditur se çdo veprim i qeverisë Haradinaj është në bashkëpunim me shtetet e Quintit.
Lekaj: Raportet mes Haradinajt dhe Thaçit janë të shëndosha
20:42 - Arrestimi i Marko Gjuriq për hyrje pa leje në territorin e Kosovës bëri që raporti mes presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj të vihet në dyshim.
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka hedhur poshtë këto raportime, duke theksuar se bashkëpunimi i tyre nuk është ndërprerë asnjëherë deri tash.
“Janë shumë të shëndosha, kanë raporte të mira dhe koordinohen për çdo gjë. Nuk janë të vërteta ato spekulime se presidenti e kryeministri i kanë prishur raportet”, ka thënë Lekaj. “Në asnjë moment nuk është vërejt se z. Thaci ka bërë një lojë të tillë”, theksoi ai duke iu referuar një skenari të përfolur për rrëzim të qeverisë e ku preket vetëm kryeministri Haradinaj dhe jo edhe posti i presidentit.
Lekaj bëri të ditur se qeveria Haradinaj nuk do të bëj asnjë lëshim dhe çdo veprim i njëanshëm, do të përcillet me marrjen e masave të duhura.
Edhe
Ramës i kërkohet tërheqja nga taksa 10-euroshe për joprishtinasit
“Mund të arrestohen në atë moment që janë kundër ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Lekaj.
Ai bëri të ditur se çdo veprim i qeverisë Haradinaj është në bashkëpunim me shtetet e Quintit.
Lekaj i cilëson të ngutshme deklaratat e Rakiqit për dalje nga qeveria
20:25 - Lista Serbe zyrtarisht ende është në koalicionin qeverisës. Deklaratat e kryetarit të këtij subjekti, Goran Rakiq cilësohen të ngutshme nga nënkryetari i AAK-së dhe ministri i qeverisë Haradinaj, Pal Lekaj.
“Është një deklaratë e ngutshme e kryetarit të Listës Serbe. Ende nuk kemi marrë letër zyrtare që po largohen prej koalicionit dhe derisa nuk kemi diçka zyrtare ne e dimë që janë ende në koalicion”, ka thënë Lekaj.
Nënkryetari i AAK-së e vlerësoi veprimin e ministrisë se Jashtme për arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq.
Edhe
Rama kushtëzon tërheqjen nga nisma për taksë për jorezidentët
“Është gabim trashanik i z. Gjuriq qe mos t’i respektojë ligjet dhe kushtetutën e vendit, ne jemi shtet i pranuar ndërkombëtarisht”, theksoi ai.
“Nuk është tani koha të luajmë me ndjenja të qytetarëve, edhe atyre serbë sepse ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe Beogradi po luan me ndjenjat e tyre”, shtoi Lekaj.