Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti projektet të cilat po i proklamon janë të filluara gjatë mandatit të Qeverisë Haradinaj, duke aluduar në linjën hekurudhore që lidh Prishtinën me Shkupin.
Të shtunën janë përuruar dy tunele dhe është rihapur linja hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë. Në ceremoninë e organizuar, kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar ngjarjen si ndër më të rëndësishmet. Lekaj, duke i bashkangjitur disa foto të linjës hekurudhore sa ishte në kabinetin e Haradinajt, pretendon se ky projekt ka filluar gjatë asaj kohe.
Lekaj ka thënë se kryeministri Kurti është i vonuar në çdo aspekt.
“Ti kryeministër je i vonuar në çdo aspekt. Mos provo me mashtru popullin që kinse je duke realizuar projekte të mëdha (e as të vogla) kapitale. Këto çka po i proklamon si të tilla, janë të nënshkruara e të filluara gjatë mandatit të Qeverisë Haradinaj. Merru me Zajednicën, ajo të shkon më shumë!”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
-
Rihapet linja hekurudhore që lidh Prishtinën me Shkupin
-
Kurti: Rëndësia e autostradës Shkup-Bllacë tejkalon infrastrukturën
-
Haradinaj kritikon Kurtin për Autostradën e Dukagjinit: Është lënë në harresë
-
Kurti pas takimit me Spiropalin: Hekurudha Gjakovë-Shkodër, prioritet i këtij mandati
-
Kurti në Gjakovë: Mandati i radhës, mandat i hekurudhave