Ish-ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me marrëveshjet në Munih.
“Kryeministri Kurti duhet të kuptojë që tashmë nuk është në opozitë. Është koha e veprave jo e fjalëve”, ka shkruar Lekaj në facebook.
Kurti, sot tha se zyrtarët e Pal Lekajt, nuk kanë marrë autorizimin nga Qeveria aktuale e Kosovës. Por, Lekaj e thotë të kundërtën.
“Ai nga 3 shkurt 2020 ka të gjitha autorizimet të veprojë duke kërkuar informacione për marrëveshjet e Berlinit dhe Munihut. Ka pasur të gjitha mundësitë dhe kompetencat për t’iu bashkangjitur këtij procesi, por ende nuk është vonë nëse ka dyshime ose mospajtime t’i shfuqizojë këto marrëveshje”, shkruan Lekaj.
-
Lekaj: Kosova nuk është filial i Vetëvendosjes së Kurtit
-
Lekaj: Kurti ka bërë hapa të gabuar në veri, qytetarët atje në mëshirë të Zotit
-
Lekaj: Duhet monitorim 24 orësh për Kurtin
-
Osmani e Kurti prapë theksojnë se s’kanë informata për marrëveshjet në Munih
-
Kurti për marrëveshjet e nënshkruara në Gjermani: Zyrtarët e Lekajt s’morën autorizim nga Qeveria