Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka konsideruar Qeverinë si “të paaftë”, e cila sipas tij, ka bllokuar shtetin.
Reagimi i Lekajt vjen pasi publikimit të një grafike të Institutit GAP, ku në periudhën janar – qershor 2022, Qeveria Kurti shpenzoi vetëm nëntë për qind të buxhetit në investime kapitale.
“Krejt çka bënë kjo qeveri është propaganda e vazhdueshme kinse kemi rritje enorme ekonomike, mirëpo gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën. Nga këto të dhëna shohim se niveli i shpenzimit të buxhetit për investime kapitale kurrë nuk ka qenë në nivelin më të ulët se sa gjatë kësaj qeverisjeje”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
“Me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin. Kjo ndikon që të kemi ulje të konsumit dhe të fuqisë blerëse e rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit”.
Lekaj e ka konsideruar këtë si dështimin më të madh të shtetit në 11 vjetët e fundit.
Edhe
Bajrami kritika Qeverisë në detyrë: Ekonomia po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat
“Edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë. Ku është qëllimi i kësaj qeverie ta thëllojë edhe më tej krizen në vend?!”, shkroi tutje ai.
-
Çitaku: Pa keqpërdorime të resurseve shtetërore, Kurti do të pësonte fiasko edhe më të thellë politike
-
Halilaj i AAK-së: Shifrat e VV-së për ekonominë shpërfaqin dështim
-
Bajrami: Qeveria po përdor 100 eurot për blerje votash
-
Rama: Kurti s’ka kontribut në luftë e as në ndërtimin e shtetit, po mbulohet me propagandë