Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj diskuton për Transportin Multimodal të Mallrave, takon komisioneren Violeta Bulc

Në konferencën e organizuar nga Presidenca Bullgare për Transportin Multimodal të Mallrave, në të cilën po merr pjesë Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, ka diskuatuar me homologët e tij, rëndësinë e Transportit Multimodal, për Hekurudhat, Portet dhe rolin i lidhjeve të tyre për transport efikas multimodal të mallrave, për sfidat multimodale dhe për mundësitë për regjionin e Ballkanit.

Përveç kësaj, Lekaj ka realizuar edhe një takim miqësor me komisioneren Violeta Bulc, të cilës i ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës, për zhvillimin e Transportit Multimodal dhe hapjen e korridoreve të transportit rrugor dhe zhvillimin e lidhjen e hekurudhave si një mundësi e mirë dhe e lirë për transport të mallrave.

Ndërkaq, në fund të muajit prill të po këtij viti, do të ketë një takim tjetër të ministrave të Transportit, në Lubjanë të Sllovenisë, ku do të diskutohet për lehtësimin e procedurave doganore dhe kalimit të kufirit, ku do të nënshkruhet edhe një deklaratë e përbashkët.