Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Legjitime cilësohet kërkesa e vendeve të Quintit për formim të qeverisë

Fuqitë perëndimore u kanë bërë thirrje ligjvënësve të sapozgjedhur të Kosovës që të lëvizin përpara në formimin e qeverisë.

Këto thirrje, sipas shoqërisë civile dhe analistëve, janë legjitime, pasi që edhe vendet e Quintit, kanë hise në krijimin e institucioneve të Kosovës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Albert Krasniqit nga KDI-ja, kjo kërkesë tregon se për bashkësinë ndërkombëtare, nuk është me rëndësi se cili krah politik e formon Qeverinë, por e rëndësishme është që të përfundojnë proceset e mbetura nga qeveria e kaluar.

Ndërkaq, analisti Krenar Shala ka thënë se kërkesa e vendeve të Quintit duhet të merret seriozisht dhe me urgjencë, në mënyrë që sa më shpejt të formohet Qeveria e re.

Në letrën e vendeve të Kuintit u bëhet thirrje partive që të formojnë Qeverinë e ardhshme për t’i dhënë përparësi ndërtimit të sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha pjesët e Kosovës.

Po ashtu kërkohet nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës “të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur me ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi dhe të angazhohet seriozisht në dialog me Serbinë, në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet midis dy vendeve”.