Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Legjislatura që s’e voton ushtrinë e vet duhet të shkojë në shtëpi, thotë Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka garantuar se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja e mbështesin transferimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

Thaçi në një intervistë për televizionin publik ka thënë se ky proces do të përmbyllet 100 për qind në koordinim më SHBA-të. Ndërsa ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare e ka obligim ta bindë Beogradin, që të mos interferojë në çështje të brendshme të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti ka sqaruar se do të miratohen edhe ndryshimet buxhetore, ku për ushtrinë parashihet një buxhet shtesë prej 250 deri në 300 milionë euro.

Ai ka shprehur besimin në opinionin e Qeverisë dhe të kryeministrit Mustafa në lidhje me Projektligjin e FSK-së, kurse ka shtuar se në këtë proces kryesore është që Kuvendi t’i thotë po projektligjit, pasi ai të dërgohet në Kuvend.

Po ashtu ai ka shprehur besimin se çdo deputet do të votojë për formimin e ushtrisë.

“Një legjislacion që nuk e voton ushtrinë e vet, mendoj se duhet me shku në shtëpi”, ka vlerësuar Thaçi.