Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Le Figaro: Macroni, a do t’ia ndryshojë bindjen Merkelit për ndryshimin e kufijve

Në historinë e konflikteve, paqja shpesh bëhet nga aktorët e luftës, edhe koncesionet, sikur De Gaulle me Algjerinë që u miratuan nga nacionalistët.

Kur bëhet fjalë për territoret, ata që i fitojnë ato, gjithmonë i dorëzojnë shumë më lehtë, shkruan Le Figaro në artikullin me titull “Njëzet vjet pas luftës, Serbia dhe Kosova në rrugë të paqes”, që i kushtohet zhvillimeve të fundit në raportet ndërmjet dy vendeve, në veçanti në prizmin e ideve të “reja” të Serbisë për ndarjen e Kosovës ose “të korrigjimit të kufijve” siç po e quan me eufemizëm Hashim Thaçi këmbimin e territoreve me Serbinë.

Përkujtohet se ndërrimi i territoreve, po ndodhi, do të bëhet ndërmjet veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, me popullatë shumicë serbe, përkatësisht shqiptare, transmeton Koha.net. 

Sipas Figaros, Vuçiqi, pas takimit me Thaçin në Bruksel, (të premten) do të vijë në Kosovë dhe serbëve të vet do t’ua komunikojë “pazarin” që e ka bërë me kryetarin kosovar dhe kjo, gjithnjë sipas gazetës, do ta zhbllokojë mosnjohjen e Kosovës nga Serbia.

“Ata (presidentët e dy vendeve) kanë vendosur të shkojnë shumë më larg marrëveshjes së propozuar nga Brukseli dhe ta zgjidhin përfundimisht çështjen duke gjetur pajtimin “fitues – fitues”, citohet të ketë thënë një diplomat francez të cilin gazeta nuk e identifikon.

Marrëveshjen për pajtim presidentët do të mund ta konkretizonin në gjysmën e nëntorit të këtij viti në margjina të Forumit për paqe të organizuar nga Parisi.

Në vazhdim Le Figaro konstaton se edhe raporti ndërkombëtar lidhur me (mos) ndryshimin e kufijve ka ndërruar. Përkujtohet deklarata e këshilltarit të presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, i cili ka thënë se përkrahin marrëveshjen Kosovë – Serbi nëse ato pajtohen.

mendon edhe politologu e specialisti i proceseve në Evropën Qendrore e Lindore, Jacques Rupnik.

“Edhe Franca e Austria janë për këtë ndryshim”, konstaton artikulli.

“Gjermania është problemi ynë më madh. Ajo ka investuar shumë në vendin tonë dhe është shumë e popullarizuar në Serbi. Nuk mund të shkojmë kundër saj. Pasi nuk na përkrah, e duam heshtjen e saj”, ka thënë një burim serb për gazetën.

Gjermania, përkujton Figaro, është kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan pasi me këtë do të hapej kutia e Pandorës në Bosnjë, në Vojvodinë, në Maqedoni, transmeton Koha.net. 

“Emmanuel Macron shpreson ta bindë Angela Merkelin të premten para takimit në Bruksel”, thotë gazeta pa saktësuar në është fjala për përpjekjen e presidentit të Francës që ta ndërrojë qëndrimin gjerman rreth kufijve.

Iniciativa pragmatike e presidentëve ka hasur në kundërshtime të forta në nivelin lokal, përfundon shkrimi duke përkujtuar fjalinë e Ramush Haradinajt se “ndarja e Kosovës do të shpie në luftë të re në Ballkan”.

Artikuj të ngjashëm