Kryesia e Lidhjes Demokratike është mbledhur sot për të diskutuar për zgjedhjet e 11 qershorit.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni ka thënë se aktualisht nuk mund të vendoset për koalicion parazgjedhor, dhe se ata janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhje, raporton ARTA TV.
Hyseni ka thënë se PDK-ja është kundërshtari politik i LDK-së dhe se me këtë subjekt politik përjashtohet çfarëdo lloj koalicioni.
Ndërsa raportimet se kryeministri në detyrë Isa Mustafa nuk do të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e qershorit Hyseni i ka quajtur spekulime.
Artikuj të ngjashëm
-
Bytyçi: PDK-ja s’ka interes për qeveri, për LDK-në është më atraktive
-
Mblidhet Kryesia e LDK-së
-
LDK-ja në mes të zgjedhjes së kryetarit të ri apo rreshtimit krah Abdixhikut
-
Mblidhet kryesia e LDK-së, do të nominohet kandidati për kryeministër
-
Analistët ftojnë LVV-në ta shqyrtojë mundësinë për marrëveshje edhe me PDK-në