Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi dërguar mediave, ka denoncuar partinë Lëvizja Vetëvendosje për përvetësim të motos së tyre të përdorur në vitin 2014.
“Vetëvendosje ka vendosur që në këto zgjedhje të bëjë fushatë me moton që e ka përdorur Forumi i Rinisë së LDK-së në vitin 2014, “Me Zemër”. Për më shumë, edhe paraqitja grafike e logos së Vetëvendosjes është shumë e ngjashme me fushatën e FR të LDK-së të para 3 vjetëve”, thotë LDK në reagimin e saj.
Kjo, sipas LDK-së, mund të konfirmohet në fotot e bashkëngjitura dhe në artikullin e datës 12 mars 2014, të botuar në Koha Ditore.


Artikuj të ngjashëm
-
LDK-ja mendon se VV-ja qëndron pas aplikacionit që e denoncoi KQZ-ja
-
LDK-ja zbulon sloganin, “ia merr” zemrën VV-së
-
LDK: Qasja e VV-së nuk reflekton përpjekje serioze për konsensus, vendi drejt zgjedhjeve
-
LDK: VV-ja po trillon merita për një proces të cilin e kishte bllokuar tri herë
-
VV-ja e çon në Kushtetuese vendimin e Supremes për votat me postë