Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK: Vetëvendosje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues

Kuvendi

Foto: Driton Paçarada

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se në seancën e sotme për zgjedhjen e presidentit, Lëvizja Vetëvendosje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues. 

“Nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit. Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik.  LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merret peng. Rendi kushtetues nuk është i negociueshëm. Për aktin e sotëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”, thuhet në reagimin e LDK-së. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në seancën e sotme për zgjedhjen e presidentit, u nominuan Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha si kandidate. U procedua në raundin e parë të votimit, ndonëse në seancë ishin 64 deputetë prezentë, e jo 2/3. Në seancën nuk morën pjesë deputetët e opozitës. Në raundin e parë të votimit Rushiti mori 63 vota, një votë u shpall e pavlefshme. Seanca u shty për të martën në ora 10:00. Të martën është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit. 
 

Lexo përditësimet tjera
Seanca

64 deputetë votuan në raundin e parë, shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit

Seanca për zgjedhjen e presidentit/es së Kosovës është shtyrë për nesër 28 prill, në orën 10:00. ...