Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Ferizaj, ka kritikuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Komunën e Ferizajt me arsyetimin se projekti për rehabilitimin e Hekurudhës Prishtinë-Hani i Elezit nuk po e përfshin edhe zonën urbane të qytetit të Ferizajt.
Sipas LDK-së, për zonën e qytetit të Ferizajt është planifikuar një projekt i veçantë nga ish- qeverisja e kaluar, ndërkohë niveli lokal dhe ai qendror e kanë anashkaluar atë duke synuar ta bashkojnë qytetin e Ferizajt në mënyrë artificiale nëpërmjet një nënkalimi, shkruan sot Koha Ditore.
Muharrem Svarqa, shef i grupit të këshilltarëve në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, njëherësh kryetar i këtij subjekti në këtë qytet, ka thënë se projekti për rehabilitimin e hekurudhave të Kosovës nuk e përfshin zonën urbane të qytetit të Ferizajt.
Sipas tij, modernizimi i hekurudhave ka të bëjë me projektin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim deri në hyrje të Ferizajt dhe vazhdon pas daljes nga qyteti. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Hamza u premton ferizajasve përfundim të spitalit e të projekteve tjera kapitale
-
Gropat vështirësojnë qarkullimin në rrugët regjionale që lidhen me Ferizajn
-
Komuna e Ferizajt ankohet se disa projekte janë peng “i defekteve në dokumentin e PZHK-së”
-
LDK-ja akuzon pozitën në Ferizaj për mostransparencë në “Projektin e bashkimit të qytetit”
-
LDK-ja kërkon finalizimin e hartës zonale në Ferizaj