Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK nesër prezanton kandidatët për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit

Nesër, e premte, 25 gusht 2017, Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë prezantimin e kandidatit të LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi dhe kandidatit për Kryetar të Prizrenit, Dr. Hatim Baxhaku.

I pranishëm në këto dy ngjarje do të jetë edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Konferenca në Prishtinë do të mbahet në Sheshin “Adem Jashari” (Hapësira mes Kuvendit të Kosovës dhe Objektit të Komunës së Prishtinës), në orën 11:00.

Konferenca në Prizren do të mbahet në oborrin e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me fillim në ora 14:30.