Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK kërkon të mos spekulohet për listën e kandidatëve të saj, ende s’ka përfunduar puna

LDK ka kërkuar që të mos spekulohet për listën e kandidatëve të saj për deputetë, pasi akoma asgjë nuk është përmbyllur.

Sot gjatë ditës disa media spekuluan se Vjosa Osmani dhe Shpejtim Bulliqi janë lënë jashtë listës, ndërsa një gjë e tillë duket se e ka penguar LDK-në.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani LDK thotë se është duke mbajtur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm ku po diskutohen kandidatët e propozuar nga degët.

“Këshilli Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhjen në të cilën po diskutohen kandidatët e propozuar nga degët dhe kriteret për përfaqësim në Kuvend. LDK-ja do ta njoftojë opinionin me kandidatët sapo që Këshilli miraton listën, prandaj ftojmë të gjitha mediet që mos të spekulojnë me lajme se kinse disa kandidatë janë larguar”, thuhet në njoftim të LDK-së.