Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thirrur në interpelancë kryeministrin Ramush Haradinaj.
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar për portalin Koha.net se partia e tij ka thirrur kryeministrin Ramush Haradinaj për ta informuar Kuvendin e Kosovës për akuzat që i janë bërë ministrit Nenad Rikallo se ka keqtrajtuar banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLDK-ja ka mbledhur tetë nënshkrime për të thirrur këtë interpelancë.
Portali Koha.net gjithashtu ka siguruar dokumentin për thirrjen e interpelancës.
