Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja synon ta qeverisë e vetme Komunën e Vitisë

LDK-ja e Vitisë nuk e dëshiron ndarjen e hisesë së pushtetit komunal me me asnjë nga subjektet politike në këtë komunë, siç janë AAK-në, PDK-në Lëvizjen Vetëvendosje Nismën dhe AKR-në.

Kështu LDK-ja duke mos bërë koalicion me asnjërën nga këto parti politike është duke i rezervuar vetes të drejtën që ta qeverisë e vetme Komunën e Vitisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo LDK-ja në KK përfaqësohet me vetëm 10 këshilltarë komunalë dhe mund të hasë në probleme nëse këto 5 subjekte politike, të cilat përfaqësohen me 17 këshilltarë, vendosin që të votojnë kundër pikave të cilat munden të propozohen nga LDK-ja gjatë seancave të ardhshme, ku edhe kërkohet miratimi i tyre me shumicë votash.

Vjollca Kadolli-Halili, këshilltare komunale nga radhët e LDK-së deklaron se do të qeverisin, duke mos bërë koalicione me partitë e tjera, siç kishte ndodhur mandatin e kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.