Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në një konferencë për media kanë bërë të ditur se ‘janë duke pritur momentin më të mirë për të dërguar qeverinë aktuale në shtëpi’, ndërsa nuk kanë dashur të komentojnë incidentet e fundit që kanë ndodhur brenda kësaj partie.
Deputeti Naser Rugova tha se janë mbledhur 58 nënshkrime për mocionin e rrëzimit të Qeverisë së Kosovës, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Janë 58 nënshkrime dhe po presim momentin më të mirë që këtë qeveri më të dobëtën ta çojmë në shtëpi", tha Rugova.
Megjithatë, ai nuk është përgjigjur në lidhje me përleshjet e fundit në kuvendet zgjedhore të LDK-së, ndërmjet përkrahësve të Arban Abrashit dhe Hazir Borovcit, ku fluturuan edhe karrige dhe u shpërndanë grushte e shuplaka.