Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja kundër koalicionit të gjerë parazgjedhor

Kanë marrë intensitet diskutimet ndërmjet partive politike për koalicione të mundshme parazgjedhore, por të cilat nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat. Kjo ngase partitë e mëdha deri më tani preferojnë të “vegjlit” në koalicione për zgjedhjet e 11 qershorit.

Me gjithë tërheqjen e Mustafës nga kandidatura për kryeministër nuk ka ‘konsensus’ për një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Që të arrihet kjo, sipas analistëve, duhen kompromise të mëdha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në LDK nuk është marrë ende vendimi final për koalicion parazgjedhor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, zyrtarë të saj kanë thënë se preferojnë që në zgjedhje të hyjnë me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën. Kështu ata kanë përjashtuar një koalicion të mundshëm me PDK-në, Vetëvendosjen apo AAK-në.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se koalicion parazgjedhor do të bëjnë me ata që kanë pasur bashkëpunim më herët. ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.