Arbëri

LDK-ja kritikon Qeverinë Kurti, e akuzon për nepotizëm

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media lidhur me 100-ditëshin e Qeverisë Kurti.

Shqipe Mjekiqi, koordinatore e departamentit për Politike të Jashtme ka thënë se dialogu doli të ishte prioriteti numër një i Qeverisë Kurti, pavarësisht që sipas saj, e njëjta deklaronte se është i shtati për nga prioritetet.

Sipas saj Qeveria i është qasur dialogut pa ndonjë platformë të qartë.

“Dialogu është reduktuar në çështje teknike. Qeveria bëri përpjekje që të iu ikte obligimeve që burojnë nga marrëveshja e Washingtonit. Gjatë 100 ditëve ishim dëshmitarë të deklarimeve të pamatura. Kishte edhe aprovim të marrëveshjeve ndërkombëtare që e diskriminojnë Kosovën”, ka thënë ajo.

Izet Sadiku nga departamenti për Shëndetësi ka thënë se sot kanë kaluar 3 muaj nga qeverisja e kemi vetëm 2 për qind të qytetarëve të vaksinuar.

“Përveç vaksinimit apo mungesës së vaksinimit realisht ka qenë edhe premtim që do të ketë rritje të kapaciteteve shëndetësore Ne të gjithë e dimë që mungesa e stafit ka qenë njëra nga sfidat kryesore. Largimi i stafit është një gabim shumë i madh dhe qeveria duhet me gjet mundësi me e kthy këtë staf”, ka thënë ai.

Shkëmb Manaj nga departamenti për rend ligj dhe siguri ka thënë se kjo qeveri nga qeveri e ndryshimit është kthyer në qeveri të zhgënjimit.

Sipas tij, ka nepotizëm gjithandej.

“Një parti që fiton pushtetin absolut duhet të ketë kuadro profesionale për zbatimin e programin. Në këtë qeveri këto kuadro po dalim të jenë familjarë. Vetëm në vendin tonë ndodh që ministrja e drejtësisë të ushtroj këtë detyrë duke u përballur me një proces gjyqësor. Gjatë 100 ditëshit të qeverisjes nuk është marrë asnjë masë konkrete për integrimin e veriut e as për fuqizimin e ushtrisë e policisë”, ka thënë ia.