Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me reagim publik pas raportimit për atentat ndaj kryetarit të saj dhe tre deputetëve.
LDK-ja i ka bërë thirrje organeve që të bëjnë hetime të pavarura dhe ta ruajnë diskrecionin në procesin hetimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDitë më parë u konfirmua nga Policia e Kosovës se ka pasur raportime nga zyrtarë të LDK-së për ekzistimin e planeve për atentat ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj partie, në krye me kryetarin Lumir Abdixhiku.
Komunikata e plotë LDK-së:
Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon gjithë qytetarët e Kosovës në përgjithësi dhe anëtarësinë e saj në veçanti për përkrahjen dhe qetësinë e treguar deri më tani lidhur me informimin për planifikimin e atentateve ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetëve të LDK-së.
Po ashtu LDK-ja falënderon partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë lidhur me këtë rast.
LDK-ja u bën thirrje organeve kompetente që, në përputhshmëri me seriozitetin e situatës, në të cilën cak potencial janë katër përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, të zhvillojnë hetime të pavarura dhe të ruajnë profesionalizmin, si dhe diskrecionin lidhur me këtë proces hetimor.