Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të hyjë asnjëherë në koalicion me PDK-në apo me ndonjë parti tjetër në pushtet.
LDK-ja përsërit se e vetmja zgjidhje për të dalë nga “kriza aktuale” janë zgjedhjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu tha sot kryetari i kësaj partie Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.
Sipas Mustafës LDK i sheh si zgjidhje të vetme zgjedhjet, ndërsa tha se askush të mos mendojë se nëpërmjet LDK-së do të shpëtohen “ndytësitë e këtij koalicioni”, raporton kosovapress.
“Këtë që e kanë bërë duhet ta lajnë vet”, tha Mustafa.
Sipas tij Kosova duhet të jetë e kujdesshme ndaj miqve për sjelljet që bën e edhe duhet të jenë të kujdesshëm për dialogun.
“Duhet dikush t’i garantojë qytetarët se në dialog nuk do ketë shkëmbim dhe korrigjim territoresh dhe nuk do vihet në tavolinë deklarata e pavarësisë sepse çdo veprim për territor do ta zhbëjë shtetin që e kemi bërë. Do të vazhdojmë ta përkrahim dialogun, por nuk do përkrahim dialogun që vë në pikëpyetje të arriturat tona”, tha Mustafa.