Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja i sheh me shqetësim por Vetëvendosje s’beson se janë të vërteta përplasjet Haradinaj - Thaçi

Shqetësuese dhe të dëmshme për Kosovën i sheh opozita raportet e tensionuara ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj, në Interaktiv të KTV-së, pranoi se raportet me presidentin janë ftohur pas përplasjeve rreth idesë së presidentit për ndryshim kufijsh me Serbinë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se përplasjet e dy liderëve janë të dëmshme edhe për përpjekjet e vendit drejt integrimit evropian.

Veliu është shprehur se institucionet e Kosovës nuk janë duke e kryer detyrën për çka janë të zgjedhura.

Përplasjet mes Thaçit dhe Haradinajt për territorin, Vetëvendosje i ka cilësuar si artificiale, me qëllim, siç kanë thënë, për të mos e lejuar Kuvendin e Kosovës të ketë rolin e vet në procesin e dialogut, raporton KTV.

Edhe LDK-ja i cilëson të dëmshme përplasjet Thaçi-Haradinaj për territorin Arbëri LDK-ja i cilëson të dëmshme përplasjet Thaçi-Haradinaj për territorin

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi për mosndryshim kufijsh edhe nëse kjo i kushton me rrëzimin e qeverisë, duke shtuar se nëse bie qeveria, bashkë me të do të largohen edhe Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai ka theksuar se Kosovën e 17 shkurtit 2008 nuk mund ta zhbëjë askush e as presidenti.