Dega e LDK-së në Lipjan, ka reaguar ndaj akuzës së PDK-së, duke e quajtur shpifje të radhës deklaratën e PDK-së, e cila ka njoftuar se kandidati i PDK-së Ismet Hajrullahu është kërcënuar me vrasje nga truproja e Imri Ahmetit.
“Në mungesë të vizionit dhe duke parë humbjen e sigurt elementet destruktive brenda PDK-së të vetmen mundësi e kanë shpifjen, trillimin dhe krijimin e insuniatave edhe qesharake. Deklarata e sotme nga PDK është totalisht shpifje. Ne thërrasim të gjithë oponentët politikë të mos e kontaminojnë klimën e garës zgjedhore por të përcjellim mesazhin e një gare civilizuese me vlera të larta demokratike. Qëllimi i kësaj shpifje të radhës është për të provuar nxitjen e militantizmit brenda strukturave të vet PDK e cila siç duket nuk mund të duroj as vet një shpifës e parashutist që nuk njeh as fshatin e lindjes e aq ma pak lokalitetet tjera në territorin e komunës tonë. Ne nuk mund të marrim përgjegjësin e dezorientimit në oborrin tuaj. Qytetaret e Lipjanit kanë nevojë për garë zgjedhore fer me alternativa për qeverisje efektive jo për fyerje jo për shpifje të llojeve të tilla”, thuhet në reagim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, Koha.net ka kontaktuar edhe me kryetarin njëherësh kandidatin e LDK-së për kryetar komune, Imri Ahmetin, i cili në një prononcim për portalin tha se kjo nuk është e vërtetë.
“Jo nuk është e vërtetë, janë shpifje. Ata vetëm po provokojnë ashtu siç kanë bërë nga fillimi”, ka thënë ai.