Arbëri

LDK-ja dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

LDK-ja dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të mërkurën e ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për pajisjet fiskale dhe softuerët elektronikë fiskalë.

Vendimin e dorëzuan dy deputetët, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj.

LDK-ja thotë se me këtë vendim, Supremja ka konfirmuar se ministrat në detyrë kanë shkelur ligjin kur kanë nënshkruar akte nënligjore pasi janë betuar si deputetë.

Në një postim në Facebook, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kanë dorëzuar 17 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale për “ata që janë sjellë njëkohësisht si ministra dhe deputetë”.

Abdixhiku pati shtuar se pas vendimit të Supremes, presin reagimin e Prokurorisë.