Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“LDK e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët strategjikë”

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot pasdite, mbajti mbledhjen e rregullt të saj, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministri Isa Mustafa,njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të ndryshme, sikur platforma për zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte dhe reforma zgjedhore.

Në mbledhje gjithashtu u diskutua për proceset aktuale zhvillimore e shtetformuese në të cilat po kalon shteti i Kosovës, me ç’rast Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët e saj strategjikë e zhvillimorë.

Artikuj të ngjashëm