Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë se shtetet e Perëndimit po luajnë lojë të dyfishtë kur bëhet fjalë për të drejtën e popujve për vetëvendosje. Sipas tij, “shembulli më i mirë është rasti i Kosovës”.
“Kur ata duan pavarësinë e Kosovës, thonë se është e drejtë e popullit për vetëvendosje, por kur është në interes të tyrin ta mohojnë këtë të drejtë në pjesët tjera të botës, i referohen integritetit territorial si opsion absolut”, ka thënë Lavrovi në një konferencë për media në Uzbekistan, shkruan “Danas” bazuar në raportimet e Sputnikut.
Deklarata e Lavrovit i referohet shpalljes së pretenduar të pavarësisë së disa rajoneve ukrainase, që nga nisja e pushtimit rus vitin e shkuar.
Në vazhdimësi, që nga nisja e luftës në Ukrainë, Rusia ka përdorur rastin e Kosovës si “argument” për t’i ndarë territoret ukrainase.
Lavrovi ka akuzuar Perëndimin edhe për “presion” mbi partnerët e Rusisë duke i detyruar “të tërhiqen nga bashkëpunimet me Moskën”. Sipas tij, “kjo tejkalon çdo kufi”.
-
Ministri i Jashtëm rus sërish përdor Kosovën për ta kritikuar Perëndimin
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Lavrov paralajmërim Perëndimit: Mos kërkoni konfrontimin me Rusinë
-
Moska paralajmëron SHBA-në për Luftë të Tretë Botërore
-
Lavrovi thotë se Perëndimi po përshkallëzon konfliktin në Ukrainë