Qeveria e Kosovës ka miratuar Draft raportin e punës së Qeverisë, për periudhën shtator 2017-korrik 2018, ndërsa kryeministri i vendit Ramush Haradinaj kishte lëvdata të shumta për Qeverinë, për të cilën tha se ka punuar me një dinamikë, e cila nuk është parë deri më tani nga asnjë Qeveri që nga pavarësia e vendit.
“ Pjesa e dytë ku janë përfshirë 75 ligje që i janë dërguar Kuvendit për aprovim. Mbi 30 akte nënligjore të miratuara në mbledhjen e qeverisë dhe 91 akte nënligjore të nxjerra nga ministrat, në kuadër të fushë veprimit të tyre si dhe vendimet e qeverisë të marra gjatë kësaj kohe, janë të përshkruara 600 vendime të aprovuara nga Qeveria që drejtpërdrejtë zbatojnë programin qeverisës dhe kanë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve...Ajo që ky raport e vërteton, është një dinamikë të punës që nuk ka qenë ndonjëherë në qeveritë e vendit. Numri i vendimeve të qeverisë i ligjeve e veprimeve të ndërmarra, i akteve nënligjore, të gjitha këto flasin për një dinamikë që është e vetmja e këtillë prej se ekzistojnë Qeveritë e Kosovës, që nga pavarësia të paktën. E bëmë pak vetëlavdërim, kërkoj falje”, tha Haradinaj.
Kronistët kanë numëruar një seri skandalesh që i ka bërë kryeministri Haradinaj.
Kabineti qeveritar ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 45 mijë euro, për zbatimin e projektit “Përmirësimi racor i gjedhit dhe rritja e vetive prodhuese të lopëve qumështore në fermat e Kosovës”. 500 mijë euro janë ndarë për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ndërsa 88 mijë e 500 euro i janë ndarë komunës së Mitrovicës për projektin e ri “Ngritja e monumentit kushtuar dëshmorit të kombit Artim Jashari".
Në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar Nenad Stojçedoviq sekretar të përgjithshëm të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
-
Qeveria Haradinaj, 600 vendime për 10 muaj
-
Kurti i numëron vendimet e qeverisë së tij në njëmuajshin e qeverisjes
-
Shoqëria civile do ta kujtojë Qeverinë Haradinaj për pasojat negative që i solli Kosovës dhe për shpenzimet e mëdha
-
Haradinaj thotë se fondi rezervë i shtetit u shpenzua me miratim të kabinetit qeverisës
-
Mbledhja e Qeverisë së dorëhequr vlerësohet e panevojshme, nuk do të duhej të merrte vendime