Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka mbajtur të premten e kaluar Kongresin për zgjedhjen e kryetarit të ri të BSPK, por larg mediave.
Në këtë kongres, kryetari i ri është zgjedhur Avni Hajdini, i cili në mandatin e fundit ka qenë nënkryetar në BSPK, ndërsa për kundërkandidat ka pasur vetëm Alush Sejdiun.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, tha për KosovaPress se përshëndesin dhe urojnë zgjedhjen e kryetarit të ri, por nuk ndihet mirë që është mbajtur kongresi pa media dhe nuk ka pasur shumë transparencë për publikun. Sipas tij, BSPK nuk kishte ftuar mediat, por nuk e di arsyen.
Jashari, i cili drejton federatën më të madhe sindikale në vend të arsimit, tha se kanë marrë pjesë në kongres dhe kanë votuar të gjithë delegatët e SBASHK-ut, por nuk kanë pasur të drejtë të propozojnë kandidat për kryetar, ngase është marrëveshje paraprake ndërmjet BSPK-së dhe SBASHK-ut.
Ndërsa, Haxhi Arifi, ishte zgjedhur kryetar i BSPK-së në vitin 2006, kurse në fund të vitit 2011 ka marrë mandatin e dytë që i kishte mbaruar në dhjetor të këtij vitit 2016.
Përndryshe, Arifi më 1 korrik të vitit 2014 kishte mbushur 65 vjet.
-
BSPK-ja s’takohet me partitë politike para zgjedhjeve: Jemi të zhgënjyer, kemi humbur besimin
-
Kreu i BSPK-së s’e lëshon pozitën, akuzohet se po vazhdon ta mbajë atë jashtëligjshëm
-
Haradinaj interesohet për gjendjen e punëtorëve në Kosovë
-
Avdi Hoti zgjidhet kryetar i Sindikatës së Policisë
-
KPM-ja zgjedh kryetarin e ri, nxit reagime