UNDP dhe USAID sot do të lansojnë analizën e pulsit publik, hulumtim me temë “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm”.
Ky studim analizon perceptimet e kosovarëve lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe qëndresën e shoqërisë kosovare ndaj presioneve të brendshme dhe të jashtme, që ndihmojnë depërtimin e ideologjive fetare ekstremiste dhe mënyrat se si institucionet mund ta rrisin këtë qëndresë.
Për këtë studim u organizuan tre grupe të fokusit në Prishtinë, Gjilan dhe Han të Elezit. Pjesëmarrësit u rekrutuan në bazë të ekspertizës së tyre në çështje të sigurisë, fetare, radikalizim, ekstremizëm, arsimim dhe rini duke përfshirë Zyren e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Bashkësinë Islame të Kosovës, Fakultetin e Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës, organizatat e shoqërisë civile dhe autoritetet komunale.
-
Kosova mund të bëhet objekt i sulmeve terroriste
-
Kthimi i shtetasve të Kosovës nga Siria e Iraku nxit debat në Uashington
-
Pulsi Publik tregon për ngritje të kënaqshmërisë me institucionet në Kosovë
-
Përballja me ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë
-
KCSS nesër prezanton gjetjet e projektit: Përballja me ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë