Programi i Kombeve të Bashkuara (UNDP), përmes projektit Anti-Korrupsion e në bashkëpunim me IPKO Foundation, do të zhvillojë fazën finale të ngjarjes “Game Over, Corruption”, të mërkurën, më 27 shtator, duke filluar nga ora 18:00, në XPortalEsports që njihet si njëri ndër lokacionet më të njohura për komunitetin e lojërave mobile.
Faza e parë e “Game Over, Corruption” është mbajtur në dhjetor të vitit 2016, e që ishte nje garë me synimin që përmes lojërave në telefona mobil, të përçojë mesazhin anti-korrupsion dhe në të njëjtën kohë të angazhojë të rinjtë dhe t’i vetëdijesojë ata mbi rreziqet e korrupsionit. Në fund të garës u zgjodhën dy ekipe fituese, që prezantuan dy konceptet më të mira, të cilat u shpërblyen me nga 4,000 Euro për t’i zhvilluar më tutje dhe kompletuar lojërat. Në këtë fazë përfundimtare, dy ekipet fituese do të prezantojnë konceptet e tyre dhe lojërat do të lansohen për publikun. Pjesëmarrësit në këtë ngjarje do të kenë rastin t’i testojnë dhe luajnë këto lojëra në hapësirat e XPortalEsports.
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Andrew Russell, koordinator i OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Abetare Gojani, Menaxhere e Programit në IPKO Foundation dhe Agnesa Belegu, Drejtoreshë e Lojërave në Zombie Soup, kompani për zhvillim të aplikacioneve.
“Game Over, Corruption” është iniciativë që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Daneze e Zhvillimit (DANIDA).
-
Sot nis Java kundër korrupsionit
-
AGK: 16 nëntori, afati i konkurrimit për çmimin ‘Storia më e mirë kundër korrupsionit’
-
Java Kundër Korrupsionit mbyllet me fokus te ndikimi real i korrupsionit në jetën e qytetarëve
-
Cilat aktivitete do të shënojnë Javën Kundër Korrupsion 2024 nga shoqëria civile?
-
BE-ja mbështet promovimin e rolit të APK-së në kontrollin e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët