Arbëri

Lajmet e Mbrëmjes tani në GjirafaVideo

Lajmet e Mbrëmjes së Kohavisionit, mund t’i shikoni online në gjirafaVideo.

Në kanalin zyrtar të Kohavisionit në platformën gjirafaVideo, tash e tutje, mund t’i shikoni online Lajmet të Mbrëmjes së KTV. Për të gjithë ju që nuk arrini të informoheni drejtpërdrejt në KTV, këto lajme mund t’i shihni online në platformën më të madhe të videove shqip.

kohavision.gjirafa.com, Lajmet e Mbrëmjes, do të ju mbajnë të informuar për të gjitha ngjarjet në Kosovë dhe rajon. Ky edicion i lajmeve njihet si njëri ndër edicionet më të besueshme, me raportime të guximshme dhe lajme të rëndësishme të cilat nuk guxojnë që t’ju humbin.

Përpos Lajmeve të Mbrëmjes, në gjirafavideo.com, tash e një kohë ju mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe Arta TV, pa pasur nevojë që të jeni i abonuar në kabllovik apo të keni televizor. Abonohuni në kanalin e Kohavisionit në gjirafaVideo dhe qëndroni të informuar për gjithçka që po ndodh rreth jush.

Shiko Lajmet e Mbrëmjes në: https://kohavision.gjirafa.com/