Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçaku pas vizitës në Kosovës e Serbi: Të implementohen të gjitha marrëveshjet

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë thirrje edhe një herë që të implementohet të gjitha marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në Twitter, Lajçaku ka shkruar se planifikon që t’i vazhdojnë bisedimet mes palëve shumë shpejt.

“Së bashku me këshilltarët kryesorë të politikës së jashtme të Francës, Gjermania e Italisë dhe të dërguarin e SHBA-së, Escobar, udhëtova sot në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre bazuar në Propozimin tonë. Kjo gjithashtu nënkupton zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve. Kam në plan të vazhdojmë bisedimet tona së shpejti”, ka shkruar ai në Twitter.

Lajçaku gjatë vizitës në Kosovë e Serbi udhëhoqi delegacionin e përbërë nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarët e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si dhe të kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

 

Artikuj të ngjashëm