Arbëri

Lajçak do të takojë Kurtin e Vuçiqin në Bled “për të përgatitur raundin e ardhshëm të dialogut”

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me hapat e mëtejmë të këtij procesi, përfshirë edhe temat.

Lajçak në një deklaratë për agjencinë “Tanjug”, ka thënë se “duhet të përgatitet takimi i bashkëbiseduesve kryesorë”.

Diplomati sllovak do të takojë dy krerët e shteteve në kuadër të Forumit Strategjik, që sot ka nisur në Bled të Sllovenisë.

Lajçak nuk ka dashur të komentojë deklaratat e fundit të njëres dhe palës tjetër.

“Për këtë duhet t’i pyesni ata, duhet të fokusohemi në substancë, pasi në terren po ndodhin vazhdimisht gjëra të reja”, tha Lajçak.

Ndërkaq për një deklaratë për mediumin serb, Kurti ka thënë se takimi i tretë me Vuçiqin do të mbahet në vjeshtë. Ka deklaruar se takimi varet edhe nga lehtësuesit Josep Borrell e Miroslav Lajçak.