Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Drenasit është zgjedhur me shumicë votash kryesues i Kuvendit, Labinot Halilaj nga subjekti politik i Partisë Demokratike të Kosovës.
Pas dhënies së betimit nga anëtarët e rinj të Kuvendit të Komunës, janë propozuar dy kandidatë për kryesues të Kuvendit, Labinot Halilaj nga PDK-ja dhe Vehbi Berisha nga Nisma. Me 20 vota është zgjedhur Labinot Halilaj kryesues i Kuvendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas përfundimit të mbledhjes inauguruese, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe kanë vizituar kompleksin e Jasharajve në Prekaz.
{gallery}