Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi shkarkon anëtaren e Bordit të RTK-së, Mimoza Hasani-Pllana

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar anëtaren e bordit të RTK-së Mimoza Hasani-Pllana.

Për shkarkimin e Hasani-Pllana kanë votuar 56 deputetë, 2 prej tyre kanë votuar kundër, ndërsa 16 të tjerë kanë abstenuar, transmeton KP.

Hasani-Pllana kishte mbajtur funksionin e nëpunëses civile në Ministrinë e Arsimit si dhe ishte anëtare e bordit të RTK-së, për dy vite rresht, edhe pse ligji nuk e lejon një gjë të tillë.