Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi Obiliqit mban mbledhje solemne për 10 vjetorin e Pavarësisë

Kuvendi Komunal i Obiliqit mbajti mbledhje solemne për nder të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Të pranishëm në këtë seancë përveç deputetëve ishin kryetari i Komunës, nënkryetari, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të policisë, përfaqësues të bashkësisë islame, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve e martirëve, transmeton Koha.net.

Fjalë rasti në këtë seancë solemne mbajtën kryetari i komunës, Xhafer Gashi, kryesuesi i kuvendit komunal, Burim Gerguri dhe përfaqësuesi i Familjeve të Dëshmorëve, Esat Curri.