Kuvendi i Kosovës të hënën do të ketë vazhdim të seancës plenare ku janë paraparë disa pika në rendin e ditës.
Përmes njoftimit drejtuar mediave, Kuvendi në rend dite do të ketë: Shqyrtimin e parë për Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë, shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, debat parlamentar për shqiptarët në veri të Mitrovicës, kërkesat e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me hidrocentralet e Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2019, debat parlamentar për të pagjeturit dhe debat lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit.
Zyra e Kuvendit ka njoftuar mediat se për shkak te respektimit të masave kundër koronavirusit, prezenca e tyre do të jetë e pamundur në sallën e Kuvendit.
Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.