Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi në seancë pa miratimin e ekzekutivit

Mbledhja e konvokuar e Kuvendi Komunal të Prishtinës, do të mbahet të premten, ashtu siç edhe ishte thirrur nga kryesia, pa miratimin e kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti.

Kështu ka thënë të enjten Agim Gashi, shef i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, partisë më të madhe opozitare në Komunën e Prishtinës.

“Po, seanca do të mbahet, siç është planifikuar. Besoj se aty do të jetë shumica parlamentare dhe besoj se gjithçka do të shkojë mbarë”, ka thënë Gashi.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.