Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi mban seancë solemne për presidentin slloven

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne me rastin e vizitës së presidentit të Sllovenisë Borut Pahor.

Në seancën solemne, deputetëve do t’u drejtohet presidenti slloven.

Pahor ka filluar dje vizitën në Kosovë ku është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërsa sot do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.