Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Podujevës miratoi projektbuxhetin për vitin 2018 pa votat e opozitës

Podujevë, 20 shtator - Komunarët e Podujevës po synojnë ngritjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet ndërtimit të shtigjeve për ecje te “Pishat e Kërpimehut” dhe shtigjeve për çiklistë në Parkun e Qytetit. Ky projekt që ishte paraparë që nga viti 2014, tash është bartur për në vitin 2018 me projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, që është miratuar me shumicë votash në seancën e së martës. Kjo qasje e qeverisjes lokale ndaj zhvillimit të këtij sektori është kritikuar nga shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica.

“Nuk e di qysh e keni parapa zhvillimin ekonomik me ndërtimin e shtigjeve për çiklistë ose për ecje te ‘Pishat e Kërpimehut’, i cili projekt parashihet qe 4 vjet. Qysh mundet me ndërtim shtigjesh të ngritët zhvillimi ekonomik. Ajo mund të shërbejë për rekreacion, por jo për zhvillim ekonomik”, ka thënë Rafet Llapashtica.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë gjithashtu se rruga për Revuçë që ka qenë e paraparë të asfaltohet paska shkuar në Bradash, fshat ky prej nga vjen kryetari i Komunës, Agim Veliu.

E shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Haki Rudari, ka thënë se është mirë që Ekzekutivi ka paraparë rritjen e mjeteve për kapitale. Por, ka thënë se me një buxhet prej 20 milionë eurove dhe mbi 6 milionë investime kapitale dhe se në anën tjetër ka projekte që për 4 vjet shtyhen dhe tash nuk figurojnë në këtë dokument, sipas tij, diçka nuk është në rregull (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).