Vendet ku uleshin 2 këshilltare të dy subjekteve që qeverisin Pejën në koalicion, LDK dhe PDK, prej 6 muajsh rrinë të zbrazëta prej që dy këshilltaret, që ishin në fillim të këtij mandati ulur në to, janë emëruar nga kryetari i Komunës në postet e drejtoreshave komunale.
Xhenet Syka-Kelmendi e LDK është emëruar drejtorësh e Zhvillimit Ekonomik, kurse Xhevahire Çeku-Kelmendi e PDK-së ka marrë postin drejtues të Drejtorisë së Shërbimeve Publike. E vendin e tyre është dashur ta zinin Gyltene Zekaj e LDK-së dhe Drita Haxhiaj e PDK-së, që të dyja kanë qenë këshilltare edhe mandatin e kaluar.
Mirëpo, as njëra e as tjetra ende nuk janë betuar që të mund të jenë pjesë e takimeve të Kuvendit, për shkak të, siç thotë kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj, mosfunksionalizmit të Komisionit Qendror Zgjedhor.\I.Osmanaj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)