Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Maqedonisë miratoi amnistinë për 27 prillin

Foto: Koha / ilustrim

Kuvendi i Maqedonisë me 95 vota për, ka miratuar Ligjin për amnistinë e personave të akuzuar për dhunën në Kuvend, më 27 prill 2017.

Për këtë ligj kanë votuar edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, edhe pse paraprakisht shumica parlamentare hodhi poshtë një amendament të saj për amnisti të përgjithshme.

Ligji i miratuar, apo siç njihet ndryshe Ligji për pajtim dhe integrim, parasheh faljen e të gjithë personave që nuk janë përfshirë direkt të dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, por jo edhe organizatorët dhe ata që morën pjesë në aktet e dhunës.

Nga ky ligj pritet të përfitojnë afër 30 persona, por ata kanë afat që brenda 5 ditëve të deklarohen nëse pranojnë të falen apo do të ndjekin rrugën gjyqësore për të dëshmuar ose jo fajësinë.

Siç bëhet e ditur, nga amnistia përjashtohet ish-drejtori i drejtorisë së sigurimit publik, Mitko Çavkov dhe ish-drejtori i drejtorisë së sigurisë dhe kundërzbulimit, Vlladimir Atanasovski.

Edhe 15 të amnistuar deri tani për dhunën në Kuvendin maqedonas Botë 15 të amnistuar deri tani për dhunën në Kuvendin maqedonas

Ligji për amnisti është kundërshtuar nga Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, i cili kishte pësuar më së shumti gjatë dhunës së ushtruar në Kuvend nga një grup protestuesish, anëtarë dhe simpatizantë të VMRO-së.

Me këtë ligj pritet të përfitojnë edhe gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së, që kishin ndihmuar, nxitur dhe orientuar protestuesit në pushtimin e Kuvendin dhe ushtrimin e dhunës.