Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e së enjtes, ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetjake të pashpenzuara të viteve 2015 e 2016, në vitin fiskal 2017, e cila kap një shifrën prej 1 milion e 285 mijë eurosh.
Si dhe ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e stafit teknik dhe aktiviteteve socio-kulturore në Teatrin e Gjilanit, ndërkaq atë për subvencionim të aktiviteteve të Qendrës për kujdesin ditor “Pema” e ka shtyrë për seancën e radhës, për t`i përfshirë kërkesat edhe të shoqatave tjera, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm
-
PDK-VV: Pushteti qëllimshëm barti mbi 1 milion euro në fund të mandatit
-
Pas ngërçit gjashtëmujor, Gjilani miraton buxhetin për 2025-tën
-
Gjilani miraton buxhetin për vitin 2025
-
Kuvendi shpenzoi mbi 1 milion e 600 mijë euro në tre muajt e parë të 2023-ës
-
Kuvendi Komunal i Gjilanit miraton buxhetin për vitin 2023