Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit, të enjten, me shumicë votash kanë miratuar vendimin për ndërprerjen e investimeve të mëtejme në ndërtimin e mini-hidrocentraleve në tërë territorin e kësaj komune.
Gjatë debatit në seancën e jashtëzakonshme të KK-së është sqaruar se organet komunale të Dragashit deri më tani kanë dhënë mbi 9 pëlqime për mini-hidrocentralet, me qëllim të përkrahjes së investimeve dhe zhvillimit ekonomik, dhe se me miratimin e këtij vendimi kërkesat e ardhshme të kësaj natyre nuk do të shqyrtohen më nga KK-ja, shkruan sot Koha Ditore.
Seanca e jashtëzakonshme e KK-së së Dragashit është konvokuar me kërkesën e 10 këshilltarëve, me një pikë të vetme të rendit të ditës: "Shqyrtimi dhe marrja e vendimit për ndërprerjen e investimeve të mëtejme në ndërtimin e mini-hidrocentraleve në tërë territorin e Komunës së Dragashit".\Fisnik Minci.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali në Shtërpcë
-
Dy hidrocentraleve iu ndërpre puna, 14 të tjera operojnë pa leje
-
Kërkohet pezullimi i dhënies së licencave për ndërtimin e hidrocentraleve
-
Kuvendi me nismë për krijimin e një komisioni hetimor për hidrocentralet
-
Koalicioni Pro Open kërkon pezullimin e menjëhershëm të ndërtimit të hidrocentraleve në Kosovë