Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Deçanit i kërkon nivelit qendror të bëjë zgjidhje për pronat rreth Manastirit

Kuvendi Komunal i Deçanit është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të diskutimit, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat rreth Manastirit.

Asamblistët derisa e kanë quajtur vendimin e kushtetueses, vendim i cili izolon këtë qytet, u kanë bërë thirrje institucioneve të nivelit qendrorë që të angazhohen për gjetjen e një zgjidhje të mirë për të dyja palët, raporton KTV.

Ata kanë thënë se përfaqësuesit e Manastirit dhe institucionet lokale e qendrore duhet të ulen dhe të bisedojnë pasi ky vendim është anti-zhvillimor për këtë komunë.

Sipas tyre presioni që po i bëhet Agjencisë Kadastrale te Kosovës për bartjen e rreth 24 hektarëve toke Manastirit është i papranueshëm.