Kuvendi i Kosovës po e respekton vendimin e Qeverisë për kërkimin e dëshmisë së vaksinimit ose test negativ nga zyrtarët e tij.
Fehmi Pireva zyrtarë ndërlidhës me institucionet e agjencitë e pavarura në Kuvend, i ka thënë Ekonomia Online se ka ardhur i përgatitur ashtu siç po kërkohet me dy doza vaksinë anti-Covid.
“Jam vaksinuar për herë të dytë. I kam kryer të gjitha proceduar të cilat specifikohen dhe kërkohen me vendim të Qeverisë. Sot kemi ardhur në punë, jemi me dokumentacion të plotë dhe shpresojmë për ditë më të mira dhe që të kalojnë çdo vështirësi pas vaksinimit.
Ndërsa një zyrtare tjetër Kuvendit i kanë thënë EO prapa kamerës se është vaksinuar dhe se zyrtarët e sigurimit në mëngjes i kanë kërkuar dëshminë për t’u futur brenda./EO
-
Rreth 70% e shërbyesve civilë janë vaksinuar me dozën e parë
-
Vendimi i Qeverisë për vaksinim dërgohet në Kushtetuese
-
Punonjësve të institucioneve publike nga nesër u kërkohet certifikata e vaksinimit ose testi negativ
-
Punonjësit e komunave e respektojnë vendimin, vaksinohen para 13 shtatorit
-
Serbia e bën të detyrueshëm vaksinimin e ushtarëve kundër COVID-19