Më shumë se një vit është bërë që kur Kuvendi i Kosovës ka diskutuar lidhur me të drejtat e punëtorëve, shkruan sot Koha Ditore.
Atëherë u pati propozuar dhe miratuar një rezolutë, shumë pika të së cilës, sipas iniciuesit të debatit parlamentar në lidhje me të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë në Republikën e Kosovës, shefit të deputetit të LVV-së, Glauk Konjufca, nuk janë respektuar nga Qeveria.
Kjo, ka thënë Konjufca, i ka shtyrë që këtë temë ta rikthejnë sërish në Kuvend. Ai në vazhdimin e seancës plenare me pikat e papërfunduara më 17 maj 2018, ka deklaruar se të drejtat e punëtorëve shkelen në mënyrë sistematike, çdo ditë. Qeveria e shteti i Kosovës, sipas tij, nuk janë aktivë në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
Mungesa e sigurisë në punë, puna jashtë orarit e pa kompensim, mosrespektimi i kontratës kolektive, puna pa kontratë, mospagesa e kontributeve, mosrespektimi i festave zyrtare, mospagesa e punës gjatë orarit të natës, mosrespektimi i pushimit vjetor e atij të lehonisë, kanë qenë disa prej problemeve për të cilat kanë diskutuar deputetët. Ata kanë ngritur edhe çështjen e numrit të vogël të inspektorëve të punës.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Deputetët miratuan tri ligje dhe më nuk u kthyen nga pauza
-
“Qeveria po mbështet shkeljet ndaj të drejtave të grave”, protestë për Ligjin për Punë
-
KDI-ja i bën thirrje Qeverisë ta kthejë Ligjin e Punës në agjendë legjislative
-
Kuvendi mblidhet sot, diskuton për emigrimin e qytetarëve nga Kosova
-
Konjufca vendos për dy orë pauzë pas rrahjes në Kuvend